Të gjitha punët
Case studyWeb aplikacion · Fintech

Një arkë fiskale që nuk ndalet kurrë

NMS Fiskal është produkti ynë: arkë fiskale (POS) për bizneset në Kosovë, plotësisht e integruar me Administratën Tatimore (ATK). Lëshon çdo kupon, e nënshkruan digjitalisht dhe e dërgon në ATK në kohë reale — dhe kur bie interneti, shitja vazhdon dhe kuponat dërgohen vetë sapo kthehet lidhja. Krejt e kemi dizajnuar dhe ndërtuar vetë: aplikacionin, backend-in, panelin e administrimit dhe website-in që e shet.

ProduktiNMS Fiskal (produkt i yni)
IndustriaShitje · Fintech · Fiskalizim
TreguKosovë (ATK)
Viti2026
Ekrani i shitjes në NMS Fiskal
Problemi

Fiskalizimi është i detyrueshëm — dhe shumica e arkave e bëjnë të mundimshëm.

  • Rregullat e reja (UA (MF) Nr. 01/2026) kërkojnë që çdo kupon të nënshkruhet dhe të raportohet në ATK në kohë reale.
  • Pajisjet klasike fiskale janë të shtrenjta, të lidhura me një makinë dhe ndalen sapo bie interneti.
  • Pronarët e dyqaneve merren njëkohësisht me arkën, stokun në Excel dhe librat mujorë të TVSH-së për kontabilistin — krejt me dorë.
  • Një numër i gabuar kuponi ose një llogaritje e gabuar e TVSH-së mund të sjellë gjoba, prandaj softueri duhet të jetë absolutisht i besueshëm.
Zgjidhja

Një aplikacion që shet, fiskalizon, menaxhon stokun dhe i bën librat.

NMS Fiskal e kthen çdo telefon, tablet ose kompjuter në arkë fiskale të certifikuar. Çdo pajisje krijon çelësin e vet ECDSA P-256, merr certifikatë të nënshkruar nga ATK dhe e vulos çdo kupon për rreth një sekondë. Kuponat ruhen fillimisht lokalisht, kështu që shitja nuk e pret kurrë rrjetin. Mbi arkën janë stoku, furnizimi, skanimi i faturave me AI, raportet dhe Libri i Shitjes për EDI — gjithçka që i duhet një biznesi të vogël, pa module shtesë.

Si funksionon

Nga shitja te librat e kontabilistit

HAPI 01

Shitja

Prekni, shkruani ose skanoni barkodin a etiketën e peshores. Pagesa e ndarë dhe kusuri llogariten vetë.

HAPI 02

Nënshkrimi në pajisje

Kuponi vuloset me çelësin privat të pajisjes për rreth një sekondë.

HAPI 03

Dërgimi në ATK

Shkon në ATK në kohë reale — ose pret i sigurt pa internet dhe riprovohet çdo 30 sekonda.

HAPI 04

Librat janë gati

Totalet ditore, TVSH-ja sipas normës dhe Libri i Shitjes për EDI krijohen vetë.

5platforma nga një aplikacion
0kuponë të humbur kur bie interneti
30sriprovim automatik për kuponat në pritje
7mënyra për industri të ndryshme
Funksionet

Gjithçka që i duhet arkës, në një vend

Nga shitja e parë e mëngjesit deri te libri mujor për EDI — çdo funksion është pjesë e NMS Fiskal, pa shtesa.

Shitja

Arkë e shpejtë

Prekje, tastierë dhe skaner barkodi, kërkim me ⌘K, sasi dhjetore (kg, l, m), zbritje për rresht dhe në shportë.

Çdo mënyrë pagese

Para në dorë, kartelë, vaucher, çek, kriptovalutë — pagesa të ndara dhe kusur automatik.

Kthime & anulime

Të plota ose të pjesshme, gjithmonë me referencë te kuponi origjinal. Stoku kthehet automatikisht.

Arkëtarë me PIN

Disa arkëtarë në një arkë, secili me PIN 4-shifror. Raportet tregojnë kush çka ka shitur.

Fiskalizimi & siguria

Integrim me ATK në kohë reale

Çdo kupon merr CouponId, kod verifikues 16-shifror, kod QR dhe numër transaksioni nga ATK.

Punon pa internet

Kuponat nënshkruhen dhe ruhen lokalisht, pastaj dërgohen vetë kur kthehet interneti. Zero kuponë të humbur.

Mbrojtje nga manipulimi

Çelësi privat nuk e lë kurrë pajisjen, dhe çdo ndryshim në një kupon të ruajtur sinjalizohet.

Stoku & furnizimi

Stoku

Katalog i përbashkët për të gjitha arkat, njoftime për stok të ulët, sasi minimale, lote dhe data skadimi.

Skanim faturash me AI

Fotografoni faturën e furnitorit — AI i lexon artikujt, çmimet, TVSH-në dhe lotet direkt në stok.

Furnitorë & porosi

Faturat e furnitorëve, detyrimet me afate pagese dhe porositë e blerjes.

Kalkulator marzhe

Marzha dhe fitimi për njësi — ose çmimi i saktë me TVSH, i rrumbullakuar në 5 centë.

Raportet & menaxhimi

Pasqyra e ditës

Qarkullimi, kuponat, TVSH-ja, mesatarja për kupon, shitjet sipas orës, më të shiturit dhe stoku i ulët.

Librat EDI

Libri i Shitjes krijohet nga të gjitha arkat në formatin e ATK-së dhe eksportohet në .xlsx për edeklarimi.

Paneli i administrimit

Bizneset, njësitë, arkat dhe përdoruesit — me status live dhe kontroll të certifikatës për çdo arkë.

Brenda platformës

Një vështrim në aplikacionin e vërtetë

NMS Fiskal — Arka

Katalogu majtas, shporta djathtas. Skanoni, prekni ose kërkoni — pastaj paguani me F9.

Për kë është

Për çdo lloj arke

Marketet & shitja me pakicëKafenetë & restorantetBarnatoretDyqanet & butikëtSallonet & berberëtShërbimetShitja me shumicë
Çka kemi realizuar

Nga ideja te produkti live

  • Strategji produkti, dizajn UX & UI
  • Aplikacion cross-platform (Android, iOS, Windows, Mac, Web)
  • Integrim i fiskalizimit me ATK & certifikata të pajisjeve
  • Sinkronizim offline-first me riprovim automatik
  • Backend API & panel administrimi
  • Skanim i faturave të furnitorëve me AI
  • Mbështetje për printer termik, skaner & peshore
  • Website marketingu në SQ / EN / SR me demo interaktive, light & dark mode
Teknologjia

Teknologji moderne dhe e shkallëzueshme

ECDSA P-256SHA-256ProtobufESC/POSBluetooth LEAirPrintSkanim dokumentesh me AI
Fillo një projekt

Doni një produkt si ky?

Dizajnojmë dhe ndërtojmë web aplikacione, vegla AI dhe website-t që i shesin ato. Na tregoni për idenë tuaj.

Fillo një projekt