Të gjitha punët
Case studyPatundshmëri · Web & 3D

Një ndërtesë që blerësi e eksploron kat pas kati

Rezidenca Vala është projekti ynë koncept për ndërtuesit dhe agjencitë e patundshmërive. Në vend të një liste çmimesh në PDF, blerësi e merr ndërtesën në 3D: e rrotullon, e hap çdo kat si maket arkitektonik dhe sheh në kohë reale cilat banesa janë të lira, të rezervuara ose të shitura. Çdo banesë ka faqen e vet me foto, planimetri arkitektonike me sipërfaqen e çdo dhome, pamjen nga dritarja dhe planin e pagesës. Ne e dizajnuam dhe e ndërtuam gjithçka: konceptin, modelin 3D, website-in dhe faqet e banesave.

ProjektiProjekt koncept i NMS Digital
IndustriaPatundshmëri · Ndërtim banimi
TreguKosovë (Prishtinë)
Viti2026
Ndërtesa 3D e Rezidencës Vala me zgjedhësin e banesave
Problemi

Banesat ende shiten me PDF, telefonata dhe listë çmimesh të printuar.

  • Blerësi merr një PDF me planimetri dhe një listë çmimesh më vete, dhe duhet të telefonojë për të ditur çka ka mbetur e lirë.
  • Ekipi i shitjes e mban disponueshmërinë në Excel, prandaj website-i është gjithmonë i vjetëruar.
  • Nga planimetria askush nuk e kupton nga cila anë bie dielli, sa i lartë është kati apo çfarë pamje ka.
  • Çdo pyetje për një banesë do të thotë një telefonatë ose email tjetër, dhe klientët humbin pas orarit të punës.
Zgjidhja

E gjithë ndërtesa online, me disponueshmëri live për çdo banesë.

Rezidenca Vala e kthen ndërtesën në model interaktiv 3D. Kalon me mouse mbi një kat dhe sheh sa banesa janë të lira dhe nga cili çmim. E klikon dhe katet sipër ngrihen, duke i treguar banesat si maket me ngjyrat e statusit. Filtrat për strukturën dhe buxhetin i zbehin ato që nuk përputhen. Rrëshqitësi i orës e lëviz diellin, kështu që blerësi sheh dritën dhe hijet në çdo anë të ndërtesës, dhe natën ndizen dritaret. Çdo banesë hap një faqe të plotë me foto, planimetri të detajuar, tabelë sipërfaqesh sipas dhomave, planimetri në PDF, pamjen nga dritarja dhe formular rezervimi.

Si funksionon

Nga shikimi i parë te vizita e rezervuar

HAPI 01

Blerësi eksploron

E rrotullon ndërtesën 3D dhe sheh banesat e lira në çdo kat, të filtruara sipas strukturës dhe buxhetit.

HAPI 02

Hap një kat

Katet sipër ngrihen dhe çdo banesë tregon statusin, strukturën dhe çmimin.

HAPI 03

Studion banesën

Foto, planimetri arkitektonike me sipërfaqet e dhomave, pamja nga dritarja dhe plani i pagesës.

HAPI 04

Rezervon vizitë

Një formular me banesën të zgjedhur, që ekipi i shitjes të telefonojë me ofertë.

3Dndërtesë e renderuar live në shfletues
32banesa me status live dhe faqe të veten
24 hdiell i simuluar, nga agimi deri natën
0lista çmimesh në PDF për t'i përditësuar
Funksionet

Mjet shitjeje në 3D dhe katalog i plotë i banesave

Gjithçka që i duhet një ndërtuesi për ta prezantuar ndërtesën online dhe për t'i kthyer vizitorët në vizita të rezervuara.

Ndërtesa 3D

Model 3D në kohë reale

Ndërtesa, ballkonet, çatia dhe rrethina të renderuara live në shfletues: rrotullo, zmadho dhe kliko.

Kat pas kati

Kliko një kat dhe katet sipër ngrihen, duke i treguar banesat si maket arkitektonik.

Disponueshmëri live

E lirë, e rezervuar dhe e shitur me ngjyra, me filtra për strukturën, buxhetin dhe vetëm banesat e lira.

Dielli & nata

Rrëshqitësi i orës e lëviz diellin nëpër fasadë; natën ndizen dritaret dhe ndriçimi i rrugës.

Faqet e banesave

Galeri fotosh

Ndenja, kuzhina, dhomat e gjumit, banjo dhe ballkoni, me shfaqje në ekran të plotë.

Planimetri arkitektonike

Mure, dyer, dritare dhe mobilim, me sipërfaqen e çdo dhome dhe dimensionet e banesës.

Pamja nga dritarja

Pamja reale për secilën anë të ndërtesës, aq më e hapur sa më i lartë kati.

E mobiluar në 3D

Pamje opsionale e banesës së mobiluar nga lart, në tri stile të brendshme.

Shitja

Tabela e sipërfaqeve & PDF

Sipërfaqet sipas dhomave, totali neto dhe ballkoni, plus planimetri për printim në PDF.

Plani i pagesës

Këste të lidhura me fazat e ndërtimit, të llogaritura për çdo banesë.

Kërkesa për vizitë

Formularë rezervimi me banesën të zgjedhur, plus banesa të ngjashme që janë ende të lira.

Linke për ndarje

Çdo kat dhe çdo banesë ka linkun e vet, gati për ta dërguar në WhatsApp.

Brenda platformës

Një vështrim te produkti real

Rezidenca Vala — Faqja kryesore

Një premtim i qartë, fasada dhe numrat kryesorë: katet, banesat, sipërfaqet dhe afati i përfundimit.

Për kë është

Për këdo që shet patundshmëri para se të ndërtohet

Ndërtues banesashAgjenci patundshmërishKomplekse banimiProjekte vilashNdërtesa zyrashKonvikte studentëshApartamente me shërbime
Çka kemi realizuar

Nga ideja te produkti live

  • Koncepti & drejtimi artistik
  • Model 3D i ndërtesës në kohë reale me Three.js
  • Zgjedhës katesh dhe banesash me disponueshmëri live
  • Filtra për strukturën, buxhetin dhe disponueshmërinë
  • Simulim i diellit & modaliteti i natës
  • Faqet e banesave: galeri, planimetri, tabelë sipërfaqesh, pamje, plan pagese
  • Planimetri arkitektonike me eksport në PDF
  • Pamje 3D e mobiluar në tri stile
  • Publikim në Cloudflare me domain të vetin
Teknologjia

Teknologji moderne dhe e shkallëzueshme

ReactViteThree.jsWebGLSVGCloudflare Workers
Fillo një projekt

Doni një produkt si ky?

Dizajnojmë dhe ndërtojmë web aplikacione, vegla AI dhe website-t që i shesin ato. Na tregoni për idenë tuaj.

Fillo një projekt