Agjentë AI & Automatizim

Agjentë AI që përgjigjen, telefonojnë dhe rezervojnë për ju

Agjentë AI për chat dhe telefon për bizneset që nuk duan të humbin asnjë klient.

Shumë biznese të vogla e të mesme humbin kërkesa çdo ditë — jo sepse oferta është e dobët, por sepse askush nuk përgjigjet në kohë. Një agjent AI e merr çdo chat, mesazh në WhatsApp dhe thirrje telefonike, e kupton çka i duhet klientit dhe përgjigjet me gjuhë natyrale, ditë e natë.

E dizajnojmë dhe e ndërtojmë krejt sistemin: bazën e njohurive nga e cila mëson AI, rrjedhat e bisedës, logjikën e rezervimeve, lidhjen me kalendarin dhe CRM-në, si dhe kalimin te ekipi juaj kur duhet një njeri. Është e njëjta teknologji që e ndërtuam për AutomateDE, recepsionist AI për biznese në Gjermani.

Çka përfshihet

  • Asistent chat AI (website & WhatsApp)
  • Agjent zanor AI për thirrje telefonike
  • Rezervime dhe kujtesa automatike
  • Integrime me CRM, kalendar dhe vegla
Asistenti AIOnline 24/7WebWhatsApp
Termini u rezervuaMar · 10:00 · i sinkronizuar në kalendar
Thirrje hyrëseAI po përgjigjet…
Pse NMS Digital

Çka përfitoni

01

Asnjë klient i humbur

Çdo chat, mesazh dhe thirrje merr përgjigje për pak sekonda — edhe në mbrëmje, fundjavë e festa.

02

Termine në autopilot

AI e kontrollon orarin tuaj, e rezervon terminin dhe i dërgon vetë konfirmimet dhe kujtesat.

03

Të dhënat tuaja, rregullat tuaja

I ndërtuar me kujdes për mbrojtjen e të dhënave, me hosting në BE kur ju duhet dhe me kontroll të qartë se çka mund të thotë AI.

Procesi

Nga takimi i parë deri te lansimi

Hapi 01

Zbulimi

Mësojmë biznesin, qëllimet, konkurrentët dhe audiencën tuaj.

Hapi 02

Strategjia

Përcaktojmë planin, kanalet, përmbajtjen dhe treguesit e suksesit.

Hapi 03

Krijimi

Dizajnojmë, ndërtojmë dhe testojmë — me feedback-un tuaj në çdo hap.

Hapi 04

Rritja

Lansojmë, masim dhe përmirësojmë muaj pas muaji.

Pyetje të shpeshta

Pyetje për Agjentë AI & Automatizim

Çka mund të bëjë një agjent AI për biznesin tim?

U përgjigjet pyetjeve të shpeshta, i kualifikon klientët potencialë, rezervon dhe ndryshon termine, merr mesazhe dhe rastet e ndërlikuara ia kalon ekipit tuaj — në chat-in e website-it, WhatsApp, email dhe telefon.

A mund të japë AI përgjigje të gabuara?

Agjenti përgjigjet nga baza juaj e njohurive (shërbimet, çmimet, orari, rregullat) dhe ndjek rregulla që i vendosim bashkë. Kur nuk është i sigurt, ia kalon një personi në vend se të hamendësojë.

A flet AI shqip?

Po. Agjenti e kupton dhe përgjigjet në gjuhën e klientit — shqip, anglisht, gjermanisht e të tjera — dhe mund ta kufizojmë te gjuhët që i ofroni ju.

Si lidhet me kalendarin dhe CRM-në time?

E integrojmë me veglat që tashmë i përdorni — p.sh. Google Calendar, Outlook, CRM dhe sisteme rezervimi — që rezervimet dhe klientët të shfaqen aty ku punon ekipi juaj.

Fillo një projekt

Le të flasim për projektin tuaj: Agjentë AI & Automatizim

Na tregoni për projektin tuaj dhe ju kthejmë përgjigje brenda 24 orëve me hapat e ardhshëm.

Rezervo një takim falas