Një kuzhinë e shëndetshme që i menaxhon abonimet online
Kalibra është projekti ynë koncept për restorantet e shëndetshme dhe kuzhinat dietike: një brand i ri, një website me animacione dhe një sistem i plotë abonimesh pas tij. Klientët blejnë planin online, shohin sa ditë u kanë mbetur dhe zgjedhin çdo ditë ku t'u vijë ushqimi — në shtëpi, në zyrë, e marrin vetë ose e kalojnë ditën. Kuzhina i menaxhon klientët, pagesat, kujtesat e skadimit dhe listën ditore të dërgesave në një panel të vetëm. E dizajnuam dhe e ndërtuam krejt: brandin, website-in, portalin e klientit, API-në, databazën dhe panelin e administrimit.

Kuzhinat dietike i mbajnë qindra abonime në WhatsApp, në letër dhe në mend.
- Planet shiten me telefon ose në Facebook, prandaj nuk ka evidencë të qartë kush ka paguar, për cilin plan dhe deri kur.
- Askush nuk e vëren kur një abonim po skadon, kështu që klientët thjesht ndalen në vend që ta rinovojnë.
- Çdo mëngjes klientët shkruajnë për ta ndërruar adresën, për ta kaluar ditën ose për ta marrë vetë — dhe korrieri merr listë të gabuar.
- Menuja dhe ofertat janë në postime në Facebook, prandaj klientët e rinj nuk i shohin çmimet dhe nuk blejnë pa telefonuar.
Një website që i shet planet dhe një sistem që i menaxhon.
Kalibra e bashkon një website të butë me animacione me motorin e vet të abonimeve. Klientët blejnë planin online dhe marrin llogari personale ku shohin ditët e mbetura, rinovojnë me një klik dhe e caktojnë vetë çdo dërgesë. Pas saj, kuzhina merr një panel me klientët, abonimet, pagesat, listën ditore të dërgesave gati për printim dhe kujtesa në WhatsApp për këdo që po i skadon abonimi — pa Excel, pa mesazhe të humbura.
Nga vizita e parë te dreka në derë
Klienti shfleton
Menuja e javës, kalkulatori i kalorive dhe planet — me çmime reale, në çdo pajisje.
Blen planin
Porosia hyn në panel; sapo konfirmohet pagesa, abonimi nis vetë.
Zgjedh çdo ditë
Shtëpi, zyrë, e merr vetë ose pa dërgesë, plus orari — ndryshimet për sot pranohen deri në 10:00.
Kuzhina dërgon
Lista ditore e ndarë sipas orarit, me adresa, alergji dhe ✓ për çdo dërgesë.
Website, portal klienti dhe menaxhim kuzhine në një produkt
Gjithçka që i duhet një kuzhine të shëndetshme për t'i shitur planet online dhe për t'i mbajtur klientët, pagesat dhe dërgesat në një vend.
Brand & dizajn i ri
Emri, logoja me avokado, ngjyrat dhe tipografia të krijuara për një kuzhinë moderne të shëndetshme.
I butë & me animacione
Përbërës që bien në tas gjatë scroll-it, parallax dhe scroll i butë — i shpejtë në çdo telefon.
Menuja & kalkulatori
Menu për çdo ditë të javës dhe kalkulator kalorish që e rekomandon planin e duhur.
Blerje planesh online
Oferta me zbritje dhe datë përfundimi; çmimet llogariten gjithmonë në server.
Ditët e mbetura
Çdo klient e sheh planin, ditët që i kanë mbetur dhe e rinovon me një klik.
Zgjedhja e dërgesës çdo ditë
Shtëpi, zyrë, e merr vetë ose pa dërgesë për çdo ditë, me adresa dhe orare të ruajtura.
Progresi
Matjet e trupit me kalimin e kohës në grafik, plus historiku i porosive dhe profili.
Klientët & abonimet
Rinovo, zgjat, pauzo dhe rifillo, ndrysho datat — ditët e pauzës i shtohen vetë skadimit.
Dërgesat ditore
Një listë për çdo ditë, sipas orarit, me lidhje në Google Maps dhe ndryshimet e klientëve të theksuara.
Kujtesat e skadimit
Kush skadon së shpejti ose ka skaduar, me mesazh WhatsApp gati dhe email opsional çdo mëngjes.
Ekipi & siguria
Role për pronarin dhe stafin, fjalëkalime të enkriptuara, kufizim tentativash dhe regjistër aktiviteti.
Një shikim në produktin real

Titull me animacion, përbërës që lëvizin dhe një pjatë që rrotullohet gjatë scroll-it.
Për kuzhinat që shesin ushqim me abonim
Nga ideja te produkti live
- Brand: emri, logoja, ngjyrat & tipografia
- Dizajn & zhvillim i website-it me animacione scroll-i
- Menuja e javës, kalkulatori i kalorive & blerja e planeve online
- Portali i klientit: plani, ditët e mbetura, dërgesat ditore, progresi
- Motor abonimesh: rinovim, zgjatje, pauzë, skadim
- Paneli i kuzhinës: klientët, pagesat, dërgesat, kujtesat
- Kujtesa në WhatsApp & email ditor për skadimet
- Publikim në Cloudflare me domain të vetin
Teknologji moderne dhe e shkallëzueshme
Doni një produkt si ky?
Dizajnojmë dhe ndërtojmë web aplikacione, vegla AI dhe website-t që i shesin ato. Na tregoni për idenë tuaj.
Fillo një projekt